Irak, sulm me bombë ndaj depos ku ndodheshin kutitë e votimit


Në qytetin Kirkuk të Irakut është kryer një sulm me bombë ndaj depos ku ndodheshin kutitë e votimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi për media i Drejtorisë Policore të Kirkukut, Afrasyav Kamil në një deklaratë për AA tha se në lagjen “Rruga e Bagdadit” është kryer një sulm me bombë ndaj depos ku ishin fletëvotimet nga zgjedhjet e përgjithshme të 12 majit.

Ai tha se sulmi është kryer nga një vetëvrasës. Kamil shtoi se si pasojë e shpërthimit të autobombës në hyrje të depos, janë plagosur gjithsej 19 persona, 4 prej tyre civilë ndërsa 15 të tjerë punonjës të sigurisë.

– “Kutitë e votimit nuk pësuan dëme”

Kamil njoftoi se 10 automjete të cilat ishin të parkuara janë shkatërruar si pasojë e djegies. “Objektiv i sulmit ishin kutitë e votimit në depo, por ato nuk pësuan ndonjë dëm”, tha ai.

Sipas tij, në rajone të ndryshme të Kirkukut mbrëmë janë kryer edhe dy sulme tjera me bombë, por në këto sulme me telekomandë nuk ka viktima në njerëz.

Pretendimet për mashtrim, sidomos në Kirkuk dhe në rajonet tjera veriore, kanë vënë hije mbi zgjedhjet e përgjithshme të 12 majit në Irak.

Pas kësaj Parlamenti i Irakut mori vendim për rinumërimin e votave me dorë.

Baby Boo