Zjarri në Veles, shkrumbohen 400 hektarë pisha


Pakujdesia e katër punonjësve të ndërtimtarisë ishte shkak për zjarrin që një natë më parë brenda pak orësh dogji rreth 400 hektarë pyje, pranë liqenit të Velesit të quajtur “ Mlladost”. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angelovski, thotë se vet katër shkaktarët e zjarrit e kanë paraqitur rastin tek organet kompetente, pasi tentativat e tyre për shuarjen e të njëjtit kanë rezultuar të pa suksesshme.

Ata janë në stacionin policore dhe së bashku me padinë penale do t’i dorëzohen Prokurorit Publik. Punonjësit e policisë i kanë arrestuar këta katër persona, të cilët në deklaratat e tyre gjatë realizimit të punës ndërtimore me makinerinë që po përdornin kanë shkaktuar shkëndijë zjarrin, të cilin janë përpjekur ta fikin, por nuk ia kanë dalë dhe atëherë e kanë paraqitur në organet kompetente”-tha Toni Angelovski, MPB.

Në zjarrin e mbrëmshëm nuk kishte të lënduar apo viktima në njerëz, por kishte dëme materiale, një fermë e djegur pjesërisht, një lavazh, dy shtëpi vikendi dhe një stallë të braktisur. Për një moment flakët përbënin kërcënim edhe për Velesin dhe fshatrat përreth.Institucionet përsëri shfaqen dobësi në organizim. Këtë dobësi, e cila është theksuar edhe sot në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të Qendrës për Menaxhim me Kriza, zjarri e ka përdorur për të shkrumbuar disa dhjetëra apo qindra hektarë më shumë.

Koordinimi, mjetet teknikë janë ndër dobësitë me të cilat përballen ekipet në terren, gjithashtu edhe bashkëpunimi ndër institucional. Vetëqeverisjet lokale duhet ta kenë të qartë se së pari duhet ata të dalin vet në terren, para se të kërkojnë ndihmë në nivel nacional. Pra duhet që fillimisht t’i përdorin të gjitha kapacitet e tyre”-pohoi Nadica Vckova, Qendra për Menaxhim me kriza.

Drejtori i pyjeve nacionale, Zoran Gjorgjiev, vendi humbi një kulturë pyjore 50 vjeçare.

Ajo sipërfaqe është shumë e madhe. Është dëm I jashtëzakonshëm për banorët e Velesit dhe për shtetin. Është humbur kulturë pyjore 50 vjeçare e cila nuk mund të kthehet. Pa përmendur implikimet financiare, të cilat mund të sanohen, por nuk mund të kthehet kultura pyjore e humbur”-theksoi Zoran Gjorgjiev, drejtori i pyjeve nacionale.

Ndryshe, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ende nuk dihet se për çfarë vepre do të ngrihet padi penale ndaj katër personave të arrestuar, për shkaktim të zjarrit në pyje apo për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Pas zjarrit, qytetarët janë mobilizuar përmes rrjeteve sociale për organizimin e një iniciative për pyllëzimin e serishëm të sipërfaqes së djegur.

Baby Boo