Infektologu i QKUK’së: Mos na quani heronj, por respektoni këshillat e mjekëve dhe qëndroni në shtëpi (VIDEO)

Fitim Havolli është infektolog në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ai tash e disa javë po e jep kontributin e tij duke qëndruar pranë pacientëve të cilët janë prekur nga Covid 19 në Kosovë.

Baby Boo

Havolli në një lidhje direket për Epxress ka dhënë detaje për punën e tij gjatë kësaj kohe.

“Puna deri më tani në Infektivë, është duke shkuar mirë. Ne ju bëjmë apel qytetarëve që t’i përcjellin në mënyrë strikte masat dhe këshillat e mjekëve. Keni durim se do t’a kalojmë. Përfundimi i mirë vjen kur qytetarët i respektojnë masat në mënyrë strikte. Për ta që të qëndrojnë në shtëpi është sakrificë, mirëpo për ne është sfidë puna me pacientë. Nuk mjafton vetëm që të na quajnë heronj, por t’i respektojnë edhe këshillat tona. Të qëndrojnë në shtëpi”, ka apeluar Havolli.

Në vazhdim gjeni deklaratën e infermiemierit të QKUK’së, Fitim Havollit: