Zyrtarët perëndimorë: “Komandanti i brigadës ruse u v*ra nga trupat e veta”


Një komandant i brigadës ruse në Ukrainë është vrarë nga trupat e tij, kanë pohuar zyrtarët perëndimorë të premten, shkruan Sky. Koloneli Medvechek, i cili komandonte brigadën e 37-të, besohet se është goditur qëllimisht nga trupat e tij.

“Komandanti i brigadës u vra nga trupat e tij, besojmë, si pasojë e shkallës së humbjeve që janë marrë nga brigada e tij. Ne besojmë se ai u vra nga trupat e tij qëllimisht”, ka thënë një zyrtar perëndimor.
Zyrtari shtoi se një gjenerallejtënant që komandonte brigadën e 49-të të Armëve të Kombinuara ka vdekur gjithashtu në luftime, duke e bërë atë gjeneralin e shtatë rus që u vra në luftime që nga fillimi i pushtimit.

Baby Boo