47 vjeçari nga Gostivari shkel kēmbësoren në Tetovë


Sot (28- nëntor) rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Iliria” në Tetovë, vetura “Pezho 607” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 47-vjeçari A.R. nga Belovishtji i Gostivarit ka aksidentuar këmbësoren 32-vjeçare K.Gj. nga Podbregja e Tetovës.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e aksidentit.

Baby Boo