In memoriam

Ike shumë herët miku im i madh,
S‘kishte si të ndodhte ndryshe. Ike modest ashtu si edhe e kalove atë copëz jete që perëndia kishte ndarë për ty. Ishe i madh në modestinë tënde, pa tituj, pa grada, por, kishe fituar atë… çmimin e madh të fisnikërisë. Të tillë të takova në një ditë shtatori në qytetin e studentëve, më mrekulloi empatia yte miku im. U rritëm së bashku me shpresën e ndryshimit dhe po thinjeshim në pritje, kur, fshehurazi të pushtoi sëmundja.
Kishe kuptuar se gjasat që të triumfoje në betejë ishin baraz me zero, por, megjithatë, kishe vendosur të luftoje deri në fund. Kjo ishte madhështia yte që meritonte admirim të pafund. Edhe në ditën kur ne u takuam për herë të fundit, në sytë e tu lexova dëshirën e madhe për të qëndruar edhe ca, por, për herë të parë nuk po zhdavarisja hijen e dyshimit se a do t‘ia dilje vallë ?! Ike për tu kthyer në përjetësi.

Baby Boo

Ideja se do të na mungosh përjetë qenka e padurueshme. Na pikëllove shumë… Na hidhërove shumë…eh. Shpirti tu bëftë dritë miku im, sepse çdo ditë të jetës sonë e ke ndriçuar me dashurinë dhe zemërgjerësinë tënde.

Lamtumirë, u prehsh në paqë miku im i madh!

(Kushtuar Ibrahim Islamit)

Nagip Zendeli

Restorant Lumare