RITA ORA NDEZI TIRANËN MBRËMJEN E DJESHME


Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka shkuar për herë të dytë në Shqipëri për të performuar në sheshin Skënderbej, në Tiranë. Ajo ka ndezur atmosferën ndërsa nisi performancën me “Your Song”, të cilën e këndoi së bashku me publikun.

Bukuroshja shqiptare është shfaqur e veshur me të verdha dhe me flokë të kuqe. Hera e parë kur Rita performoi në Tiranë ishte në 28 nëntor 2012 për koncertin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Rita udhëtoi me avion privat me motrën e vëllain, ndërkohë që pas performancës në Shqipëri do të niset drejt Italisë për koncertin e radhës.

Baby Boo