Shitet në ankand Lamborgini i Papa Franceskos, paratë të gjitha për bamirësi


Është shitur në ankand për 715 mijë euro Lamborghini e bardhë që i ishte dhuruar Papa Franceskos . Këtë makinë Papa e kishte destinuar për financimin e disa projekteve të bamirësisë.
Shifra e shitjes së makinën së Papës është bërë e ditur nga Fondacioni “Ndihmë për Kishën” që është edhe një nga përfiuesit e shumës shkruan Ansa.

Lamborghini unike “Hurracan” ishte firmosur nga Papa dhe pritej që të shitej nga 250 deri në 350 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.
Supermakina iu dhurua Papës nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini me ngjyrat e Vatikanit.

E mrekullueshme si brenda ashtu edhe jashtë, makina kishte 573 kuaj fuqi dhe ishte e pajisur me një motor V10.

Baby Boo