Identifikohen personat e përfshirë në ngjarjen që ndodhi në Kumanovë


Rasti që ndodhi në Kumanovë, ku një grup i qytetarëve su*lmojnë qytetarët, është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë dhe Policia e Kumanovës.

“Prokuroria Themelore Publike Kumanovë dhe SPB Kumanovë, intensivisht po veprojnë në zbardhjen e ngjarjes së regjistruar përmes një video-incizimi të publikuar në rrjetet sociale”, raportojnë nga Prokuroria. Theksohet që përmes informatave të para që janë konfirmuar, dy personat u sulmuar nga një grup më i madh i njerëzve.

“Thuajse të gjithë personat nga video-incizimi janë identifikuar dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, premtojnë nga Prokuroria, duke theksuar që po punohet në zbardhjen e arsyes dhe motivit që ka sjellë këtë ngjarje. Ndryshe, ditët e fundit u publikua një video në rrjetet sociale, ku vërehet si një grup i qytetarëve në Kumanovë sulmojnë qytetarët gjatë orëve të mbrëmjes.

Baby Boo