Pamela Anderson 55 vjeç: Dua të martohem sërish!


Pamela Anderson, 55 vjeç, tregon se shpreson të martohet për herë të gjashtë, duke besuar se nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dashuria.

Aktorja 55-vjeçare ka treguar së fundmi gjatë një interviste televizive se dëshiron të martohet sërish. Ajo beson se nuk duhet të lodhemi kurrë duke kërkuar për shpirtin tonë binjak dhe se për dashurinë e vërtetë ia vlen të presësh.

Gjatë daljes së saj të fundit në Jimmy Kimmel Live, ylli i Baywatch u pyet: “A mendon se do të martohesh përsëri?”

Ajo u përgjigj e emocionuar: “Çfarë pyetje e çmendur. Nuk e di, shpresoj se po. Kam ende dhe shumë për të bërë në jetë”.  

Aktorja është martuar disa herë më parë dhe ka 5 ish-bashkëshortë. Martesa e parë e Anderson ishte në vitin 1995 me rokerin Tommy Lee, me të cilin ajo ka 2 djem. Martesa e tyre zgjati 3 vjet.

Në vitin 2006, ajo u martua me këngëtarin Kid Rock. Çifti u divorcua në vitin 2007. Po atë vit, Pamela u martua me Rick Salomon, nga i cili u divorcua menjëherë më pas. Por çifti u martua për herë të dytë në vitin 2014, përpara se të divorcoheshin sërish.

Në vitin 2020, ajo u martua me producentin e filmit Jon Peters, por kjo martesë zgjati vetëm 12 ditë. Marrëdhënia, megjithatë, nuk u njoh kurrë zyrtarisht sepse çifti nuk plotësoi dokumentet e nevojshme.

Në dhjetor 2020, Anderson u martua me truprojën e saj Dan Hayhurst, por çifti u nda një vit më vonë.

Pas ndarjes së saj të fundit, aktorja foli për beqarinë dhe vuri në dukje se kishte mësuar të mbështetej tek vetja.

“Unë kam mësuar të përpiqem ta bëj këtë pa një shpëtimtar, pa pasur askënd rreth meje që të më ngushëllojë. Më duhet të ngushëlloj veten.

Baby Boo