“Zoti është shqiptar” – Imami kosovar iu reagon ashpër tifozëve kuq e zinj


Imami Labinot Maliqi iu ka reaguar tifozëve kuq e zinj për shkak të një mbishkrimi që po mbanin në duar, gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Ishujt Faroe.

Është pikërisht parulla “Zoti është shqiptar”, që e ka shtyrë imamin të reagojë, përkatësisht të citojë disa ajet kuranore për ata që sipas tij shpifin ndaj Allahut.

Reagimi i plotë:

“Shiko se si shpifin kundër Allahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.” | Kuran, Nisa:50 |

“Allahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë.” | Kuran, Safat:159 |

“Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj Allahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij?” | Kuran, Araf:37 |

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Baby Boo