Avokati nga Kosova: Ujku nuk e sulmon njeriun, kur e kupton që e don


Avokati Arianit Koci ka treguar përmes një videoje dashurinë që ka për ujqit, raporton GazetaBlic.I rrethuar me ta, Koci thotë se ujku nuk e sulmon njeriun kur e kupton që e don shumë.
Përmes videos, Koci tregon se kaloi mjaft kohë me ta.

Shkrimi i plotë:
Ujqit të japin energji të papërshkrueshme.Në mesin e tre ujqve, e kam ndier vetën edhe më mirë se me delfina në oqean.
Forca e natyrës. Forca e Zotit.

Kam ndejtur me ta një kohë të gjatë.
Përndryshe, këtyre krijesave një person i pandërgjegjshëm ia ka vrarë nënën.Me menaxherin e Joni Ranch Labinot Haxhiun, jemi marrë vesh që këta ujq brenda një kohe të shkurtër t’i lëshojmë në mal.
Në habitatin e vet.Siç po e shihni, ujku nuk e sulmon njeriun kur e kupton që e don. E une i dua shumë – dhe jo vetëm ujqit. I dua krejt kafshët.
Flm Labinot Haxhiu dhe Arian Mavriqi për mikpritjen!

Baby Boo