I riu nga Tetova përshkruan rrugëtimin e tij për në kampin e azilantëve! Pse ai po kthehet?


Të largohesh larg familjes vetëm se të tjerët nuk të pranojnë ashtu siç je… Kështu fillon historia ime, po e shkruaj këtë tekst me lot në sy! Dy jave më parë mendoja ndryshe, mendoja se duhet te largohem larg familjes sime, larg Tetovës sime, për t’ua ndryshuar njerëzve mendimin qe e kishin per mua.  Dy javë më parë unë isha pranë familjes, por për një moment gjërat ndryshuan,  vendosa që të marr një rrugë të largët dhe pa kthim në një shtet diku në Europë…

Atë natë kur unë duheshte të nisem, nuk dija si ta gënjej familjen vetëm e vetëm që unë të dal me çantë nga shtëpia. Nëna ime vazhdimisht më pyeste ku do shkosh! Unë ju thashë kinse do shkoj në një pushim 3 ditorë në Shqipëri. Prindërit e besuan ketë, erdhi momenti që unë të dal nga shtëpia dhe këta të fundit të më percjellin për “në pushim”…

Për një moment më shperthyen lotët sepse nuk do kthehesha më, nëna më tha që ne do të presim të vish në shtëpi pas 3 ditëve dhe unë sytë plot me lot ju thashë mos u merzisni. U largova nga shtëpia dhe në atë moment koka ime ishte e konfuzuar të ik apo të kthehem në shtëpi. Dhe vendosa që të ik kinse të rregullohet gjithçka. Sapo mbrrina në Europë në shtetin  të cilin duheshte të vij.  Prej atij momenti u ndjeva vetëm, bosh dhe pa shprësë.

Erdha qe te kërkoja azil, dhe procedurën e azilit unë e kisha menduar krejtesisht ndryshe, e kisha menduar se jeta e azilantëve është shumë e mirë por nuk ishte ashtu në të vërtetë. Je në një kamp shumë larg qytetit, në mal, në ambient të izoluar prej katër mureve, nje krevat aty dhe asgjë tjetër. Në ketë kamp nuk ndjeva asgjë më shumë se vuajtje, malli për familjen të cilën mendoja se sdo e shoh më. Tri ditë më pas më thirri babai në telefon dhe më pyeti ku je dhe kur do kthehesh unu vendosa qe t’i tregoj se unë nuk do kthehem më atje dhe se gjendem në Europe.. Në atë moment babai u mërzit dhe më tha që te kthehem, une refuzoja dhe ia çkyça telefonin. Te nesërmen më thirri dikush nga familja ime dhe me tregon se e ëma ime ishte semure, kur ka kuptuar se une sjam ne pushim dhe sdo të kthehem. Për nje moment mu turbullua shikimi dhe thashë në rregull do dëgjohemi më vonë. Me te vrapuar shkova tek administrata e kampit dhe bera anulimin e azilit. Doja që të kthehesha në mënyrë vullnetare, ata më thanë që të nënshkruaja një deklaratë dhe se duhet të pres për pasaportën. Menjeherë pas kësaj e thirra të ëmën  në telefon.  Ajo po qante, me thoshte kthehu tek nëna, aty për aty dhe un fillova të qaja, i premtova dhe se do të kthehem.. Me ketë histori dua të jap një mesazh tek njerzit. “Rrespektoni prindërit sepse janë të vetmit njërz që ju duan dhe ju pranojnë për cfardo që je pa asnje interes”

A.I

Baby Boo