Bujar Osmani prezantoi Planin 18, OJQ-të ankohen: mos shikoni afate dhe forma


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në Shkup ka prezantuar Planin 18, i cili përfshinë të gjitha shtyllat që kanë qenë në Planin 3-6-9, por tash me qëllim të zbatimit të ligjeve të cilat u miratuan në periudhat paraprake dhe të miratimit të ligjeve të rëndësishme në fushën e gjyqësorit, shërbimeve sekrete dhe në fushën e sigurisë.

Megjithëse Osmani u thirr në përfshirje të plotë gjatë realizimit të Planit 18, organizatat joqeveritare (OJQ) këtë e shohin si diçka formale, që nuk u përmbush në praktikë. Sipas tyre Qeveria e Maqedonisë nuk duhet t’i shikojë afatet dhe format, por ta bëjë mirë Planin.

Zvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë prezantimit të Planit 18

“Plani 18, në drafti versionin e tij, veç më është prezantuar para Delegacionit të Bashkimit Evropian , kurse dy ditëve të kaluara Planin e prezantova edhe në Bruksel, para përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, para disa komisionarëve evropian, referova për Planin 18 edhe para përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe nënpresidenten Federika Mogherini”, tha Osmani para prezantimit të Planit.

Sipas Osmanit: “Nevoja për një fokus të veçantë drejt reformave, dhe më duhet ta pranoj, për shkak të suksesit në adresimin e reformave nga Plani 3-6-9, Qeveria ka vendosur të mbajë këtë qasje të procesit të reformës në koordinim dhe monitorim, duke krijuar një Plan Special të Reformës- Plani 18”.

Plani 18 do të vazhdojë të fokusohet në ato shtylla gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, administrata publike, shërbimet sekrete, roli i mediave, liria e shprehjes, roli i sektorit civil dhe lufta kundër emigrimit ilegal. Duke treguar se Plani 18, fokusohet në Raportin e Pribesë, Osmani shtoi: “Fokusi nuk do të jetë vetëm në aspekt politik, por edhe ekonomik”.,/Portalb

Baby Boo