Hulumtim: Shërim përmes agjërimit!


Biologu dhe shkencëtari Japonez Joshinori Ohsumi, është fitues i çmimit Nobel për mjekësi në vitin 2016. Skencëtari në fjalë e ka dëshmuar shkencërisht dobinë e agjërimit lidhje me shëndetin e njeriut përmes hulumtimit që ka realizuar.

Hulumtimi i tij meritor për çmimin Nobel në mjekësi ishte i shtrirë në fushën e njohur si Autophagy ose autophagocytosis ku qelizat tretin vetveten; ndryshe në psikologji e njëjta njihet edhe si shprehi e ngrënieve të thonjëve.
Shkencëtari Japonez i cili që nga viti 1990 merret me hulumtimet e autophagy’së, arriti që të dëshmoj se duke qenë agjërueshëm ose kur gjatë kohë jemi të i uritur, truri i jonë kryen aktivitete të theksuara dhe se në të njëjtën kohë qelizat tona të shëndosha i shkatërrojnë qelizat tjera dhe përmes kësaj vazhdon ushqimi i trupit. Ai në shkrimin e tij lidhje me këtë çështje ka konstatuar edhe faktin se pas 3 ditëve të kaluara agjërueshëm sistemi (mekanizmi) imunitar i organizmit duke e nxitur formësimin e ri të leukociteve e ripërtrinë në tërësi sistemin imunitar të trupit. Vërtet që hulumtimi në fjalë kishte hapur një epokë të re kur është në pyetje agjërimi dhe dobitë e tij. I njëjti shkencëtar thotë se edhe te gjenerata më e vjetër pas 3 ditë agjërimi përmes ripërtrirjes së sitemit imunitar trupi bëhet më rezistues.

Sigurisht që besimtarët duke i integruar devotshmërinë si investim shpirtëror dhe dobinë mjeksore si investim trupor do e gjej edhe arsyen e realizimit të agjërimit i prehur në përshpirtshmërinë e muajit të ramazanit.

Miq të mi, ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranuar tek i Lartëmadhërishmi.

Baby Boo