Hoxha: “Lëvizja BESA fton në tryezë të përbashkët liderët shqiptarë”


Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa sot ka dalë me konferencë për media në të cilën i fton për tryezë të përbashkët partitë e tjera shqiptare në vend.

“Në emër të Kryetarit të Lëvizjes Besa do të dërgojmë ftesë deri tek partitë politike shqiptare për organizmin e tryezës së përbashkët me qëllim që të ndërtohet qëndrim i përbashkët i partive politike shqiptare para ndryshimeve kushtetuese” – tha Hoxha.

Kjo vjen pas kërkesës së opozitës shqiptare që në kuadër të ndryshimeve Kushtetuese të hiqet edhe 20% që i referohet gjuhës shqipe.

Baby Boo