Dhuratë e veçantë për kryetarin Visar Ganiu nga FC Shkupi (FOTO)


Fanella me numër 4 nga kampioni i 4-fishtë, FC Shkupi gjithmonë në zemrat tona. Sot pranova një dhuratë të veçantë dhe me simbolikë të jashtëzakonshme nga përfaqësuesit e Klubit tonë të zemrës FC Shkupi, Omer Bunjaku, drejtor sportiv dhe Fuat Sherifi, drejtor i përgjithshëm.

Fanella me numër 4 dhe me mbiemrin tim mu dhurua në momentin kur klubi nga Çairi, FC Shkupi, gjendet vetëm një hap para për t’u bërë për herë të 4-t Kampion i Maqedonisë së Veriut.
I falënderova pa masë mysafirët për këtë gjest që më bëri të ndjehem kaq mirë dhe i përkujtova se FC Shkupi është krenaria jonë e padiskutueshme. Njëkohësisht gjithë stafit, lojtarëve, menaxhuesve dhe kuptohet tifozerisë së flakët të FC Shkupit – Shvercerat iu urova fitore bindëse në garën për t’u bërë kampion.

Baby Boo