Zv/ministri i Qeverisë së Maqedonisë në vetëizolim, një pjesëtar i familjar pozitiv me koronavirus


Një pjesë e kabinetit të zv/ministrit për punë dhe politikë sociale, Gjonul Bajraktar janë në vetëizolim, pasi që një anëtar i kabinetit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur televizioni Alfa, duke u thirrur në burime të të punësuarëve të kësaj ministrie, transmeton INA.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë theksuar se një pjesëtar i familjes së ngushtë të zv/ministrit Bajraktar ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testit të bërë dhe se kjo ka bërë që kabineti i zv/ministrit të shkojë në vetëizolim shtëpiak.

Familja e zv/ministrit dje ka kryer testimet në një laborator privat dhe se sot pritet të dalin rezultatet. (INA)

Baby Boo