Haradinaj: Deklarata e Vucicit nënkuptojnë përjashtim nga dialogu deri më 2022


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit të kriminelit Milosevic, tani president serb Aleksandar Vucic.

Kryediplomatja kosovare ka shkruar se shteti i Serbisë nuk do ta njohë Kosovën, derisa Vucic është në krye të detyrës.

Haradinaj-Stublla ka thënë se me këtë Serbia e përjashton veten nga dialogu deri në vitin 2022.
“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive: a)Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022. b) Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Kujtojmë se Vucic tha se derisa ai të jetë president, nuk do të ketë njohje të Kosovës nga shteti i tij dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet./

Baby Boo