12-vjeçarja nga Pogradeci i jep fund jetës, vetëvaret në kasolle


Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në një fshat të Pogradecit. Një 12-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Ngjarja është e rëndë dhe ende nuk dihet se çfarë problemesh e kanë shtyrë të miturën të marrë këtë vendim drastik.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo