Han: BE duhet ta shpërblejë Maqedoninë, në të kundërtën rrezikohet jostabilitet


Maqedonia duhet të shpërblehet prej BE-së për progresin dhe për marrëveshjen me Greqinë me të cilën i jepet fund kontestit 27-vjeçar për emrin. Nëse nuk merr shpërblim në mënyrë konkrete, atëherë do të ketë efekt negativ të madh për gjithë rajonin, kështu tha eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han në pritje të takimit të sotëm ministror dhe samitit të liderëve të BE-së të enjten dhe të premten në të cilin duhet të sillen vendime për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Han paralajmëroi se refuzimi eventual i të dyja vendeve do të ketë pasoja negative për stabilitetin dhe europerspektivën e rajonit.

“Mendoj se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe shpresoj se në fund do ta kuptojnë se sa është e rëndësishme të dërgohet sinjal pozitiv për rajonin”, deklaroi Han në takimin e BE-së dhe Malit të Zi në Luksemburg.

Eurokomisari u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të BE-së të japin dritë jeshile për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë dhe me Shqipërinë.

Baby Boo