Rreperi 26-vjeçar vdes nga overdoza!


Një prej rreperave më të njohur të momentit në Amerikë është gjetur u vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni. Mac Miller sipas mjekëve mendohet të ketë ndërruar jetë pasi ka kaluar në overdozë supstancash narkotike.

Mëngjesin e 7 shtatorit 26-vjeçari i gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij Studio City, por autoritetet e shpallën atë të vdekur ende pa u transportuar në spital. Megjithatë pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes, edhe pse gjasa është që Miller të ketë abuzuar me drogën.

Mac u bë edhe më i njohur pasi ai pati një lidhje 2 vjeçare me një prej këngëtareve më in të momentit Ariana Grande, me të cilën u nda vetëm disa muaj më parë. Këngëtarja është shprehur më herët se ajo ishte në dijeni të abuzimit të rreperit me supstancat, por sipas saj ajo u mundua shumë ta mbështeste dhe ta ndihmonte, por erdhi një pikë që Grande nuk mundej dot më dhe u largua prej Miller.

Baby Boo