Hallakamë për dasma, ministri thotë s’janë lejuar, zv.kryeministri dhe shoqatat thonë po nga 1 korriku


Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, tha se lajmi për lejimin e dasmave është dezinformatë. Ai tha se janë duke punuar në këtë gjë, por s’ka ende ndonjë vendim.

“Nuk janë lejuar dasmat, kjo është dezinformatë. Jemi duke punuar në këtë drejti, por nuk ka vendim. Sot në mbledhjen e Qeverisë nuk është marrë vendim për këtë çështje”, tha ai për klankosova.Por zëvendëskryeministri Besnik Tahiri për Gazetën Express e ka konfirmuar se është lejuar mbajtja e dasmave.

“Mund t’ua konfirmoj se nga data 1 korrik është marrë vendim të hapen të gjitha restorantet për organizimin e dasmave”, ka thënë Tahiri.

Baby Boo