Kina me ‘revidim’ të të dhënave në Wuhan, shtohen edhe 1 mijë e 290 raste të vdekjeve


Numri i vdekjeve në Kinë kishte qenë në afro 3300 për javë me radhë – deri sot, kur u rrit në më shumë 4600. Kina komuniste është në presion të madh për shkak të fshehjes së shpërthimit së korona virusit të ri në Wuhan për së paku gjashtë ditë, ku është ‘revidimi’ i të dhënave që bëhet publik nga autoritetet kineze.

Kjo për shkak se qyteti i Wuhanit, ku filloi shpërthimi i koronavirusit, ngriti numrin e vdekjeve me 50% – që janë 1 mijë e 290 raste – duke ia atribuuar raportimit të azhurnuar dhe me përfshirjen e vdekjeve jashtë spitaleve.

Duke publikuar numrin e korrigjuar, zyrtarët e qytetit të Wuhanit këmbëngulën se nuk kishte asnjë mbulim të shifrave të vërteta.

11 milionë banorët e Wuhanit kaluan 11 javë në kushte të ashpra bllokimi, të cilat vetëm kohët e fundit janë lehtësuar.

Baby Boo