Pendarovski: Su*lmuesit e kuvendit nuk ishin te*rroristë

Kreu i shtetit maqedonas, synon rigjykimin e të dë*nuarve për dhu*nën e përgj*akshme katër vjet më parë, në Kuvendin e Maqedonisë. Për veprën pe*nale “te*rrorizëm”, 16 persona ishin dë*nuar me 211 vjet bu*rgim, por presidenti Stevo Pendarovski, thotë se ata nuk ishin te*rroristë. Edhe partitë e tjera maqedonase, nuk e kundërshtojnë këtë, por kundër është opozita shqiptare, ndërsa qëndrime të ndryshme ka edhe mes ekspertëve juridikë.

Baby Boo

Një deklaratë e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mbi mundësinë e një rigjykimi për të dë*nuarit për dhu*nën në kuvend, më 27 prill të vitit 2017, ka shkaktuar polemika në skenën politike, por edhe ndarje në qëndrime mes ekspertëve juridikë, nëse duhet jo të ketë rigjykim apo rikualifikim të veprës.
Për veprën pe*nale “rre*zik te*rrorist i rendit kushtetues”, janë dë*nuar 16 persona me 211 vjet bu*rgim, ndërsa në rrjedhë, është procesi gjyqësor për organizatorët e ngjarjes së dhu*nshme.

Ngjarja kishte ndodhur pas zgjedhjes së kryetarit të ri të kuvendit, Talat Xhaferi, që njëherit shënonte edhe fillimin e ndërrimit të pushtetit në Maqedoninë e Veriut, që ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski.
“Njerëzit që ishin futur në kuvend nuk janë te*rroristë. Këtë e them pas konsultimeve të gjera, që kam realizuar me ekspertë të ndryshëm”, kishte deklaruar presidenti Pendarovski, në një intervistë televizive, ndërsa të premten, më 7 maj, për këtë ka biseduar edhe me liderin e opozitës, Hristijan Mickovski. Ky i fundit, paraprakisht ka biseduar edhe me kryeministrin Zoran Zaev, ku mes tjerash është biseduar edhe për 27 prillin.

Lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela, i cili e kishte pësuar më së rëndi nga dhu*na që kishin ushtruar pro*testuesit ndaj tij pas pushtimit të kuvendit, në katërvjetorin e ngjarjes të dhu*nshme, kishte paralajmëruar se Zaev, Mickoski dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, po përgatisin “amnistimin e te*rroristëve” të 27 prillit.
Qebir Avziu, profesor i së Drejtës Penale në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngjarjet në kuvend, nuk mund të kualifikohen ndryshe përveçse si vepër te*rroriste.

“Sipas të gjitha analizave, provave, argumenteve lidhur me 27 prillin, është më se e qartë se kualifikimi ligjor për veprën pe*nale “rre*zikim te*rrorist i rendit kushtetues” nuk mund të ndryshojë. Mënyra se si ndodhi 27 prilli, tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje të planifikuar, të organizuar, ndërsa provat që dolën së fundmi, dëshmojnë se qëllimi i tyre i privimit nga jeta të disa personave që kanë peshë në shoqëri. Kështu që kemi të bëjmë me një akt të pastër te*rrorist dhe nuk mund të ndryshojë”, thotë Avziu.
Ai vlerëson se nisma e presidentit Stevo Pendarovski, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe përzierje në pavarësinë e gjyqësorit.

“Rolin që ka marr tani presidenti i shtetit, për përsëritjen e procedurës pe*nale apo edhe kualifikimin ligjor të veprës pe*nale, mendoj se nuk është i drejtë, bazuar në autorizimet kushtetuese që ka presidenti. Ai nuk mund të ndërhyjë në çështjen e gjyqësorit dhe sikur edhe në çdo vend demokratik, dhe këtu presidenti duhet me përkushtim të respektojë vendimin e gjykatës. Ai nuk është i autorizuar të japë ide, mendime, e aq më pak të kërkojë përsëritje të procedurës pe*nale”, thotë profesori Qebir Avziu.
Por, ndryshe nga ai vlerëson njohësi i çështjeve juridike, avokati Zvonko Davidoviq. Sipas tij, natën e 27 prillit kishte vepër pe*nale, por se ajo nuk mund të kualifikohej si vepër terroriste.

“Vepër penale kishte atë mbrëmje të 27 prillit, por konsideroj se në asnjë moment nuk kishte rre*zik te*rrorist të rendit kushtetues. Prokuroria në asnjë moment nuk arriti të dëshmojë qëllimin kryesor të grupit që kishte hyrë në kuvend, nuk arriti të dëshmojë nëse qëllimi tyre ishte pushtimi i kuvendit, që paraqet rre*zikim të rendit kushtetues. Kryetari i ri i kuvendit që ishte zgjedhur, Talat Xhaferi dhe ish-kryetar i kuvendit, Trajko Veljanovski, për asnjë moment nuk ishin rre*zikuar. Kishte tre grupe të qytetarëve që ishin futur në kuvend dhe asnjëra nuk kishin lidhje mes veti që po ashtu flet se nuk kishte organizim te*rrorist”, thotë njohësi i çështjeve juridike, avokati Zvonko Davidoviq.

Ai konsideron se dë*nimet e shqiptuara për pjesëmarrësit në dhu*nën në kuvend, nuk janë reale, pasi ka persona që për ngjarjen e njëjtë janë amnistuar, sikur që ka të tjerë të cilët janë dënuar për veprën pe*nale “dhu*në” apo “te*ntim vr*asje”, si në rastin e deputetit, Ziadin Sela.

“Gjyqësori këtu është i politizuar, është i kapur, ka sjellje klienteliste. Shumë njerëz u gjykuan me dë*nime shumë të larta, morën shumë vite bu*rg. Për veprën e njëjtë të kryer të njëjtën ditë, në të njëjtin vend, janë shqiptuar dë*nime të ndryshme, disa janë liruar nga ndjekja, disa janë dënuar për pengim të personit të autorizuar, disa për dhu*në, disa për prishje të rendit dhe qetësisë. Por, gjithashtu më duhet të them se këta u dë*nuan për te*rrorizëm, ende pa u dë*nuar organizatorët e aktit, ende nuk dihet se kush ishin dhe çfarë deshën”, thotë Davidoviq.

Si organizatorë të ngjarjeve të dhu*nshme në kuvend, dyshohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-kryetari i kuvendit, Trajko Veljanovski si dhe ministra e zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë, por procesi gjyqësor kundër tyre ende nuk ka një epilog konkret edhe katër vjet pas këtyre ngjarjeve të dhu*nshme. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, është i pakapshëm për organet e ndjekjes, pas arr*atisjes në Hungari, ku i është dhënë azil politik.

Restorant Lumare