Grubi: “Kandidatëve tanë për kryetar të komunave e gjithë qeveria u qëndron prapa” (VIDEO)


Zgjedhjet lokale i fiton kabineti qeveritar, ndërsa zgjedhjet parlamentare i fiton pushteti lokal, kryetarët e komunave dhe këshilltarët në komunat tona, kurse ne si Qeveri me urdhër të kryetarit Ali Ahmeti u qëndrojmë prapa të gjitha premtimeve të kandidatëve tanë në këto zgjedhje lokale dhe do të jemi të angazhuar për t’i realizuar të gjitha projektet e premtuara, gjithnjë për të mirën e komunave dhe qytetarëve tanë. Kështu është shprehur para të pranishmëve, gjatë tubimit zgjedhor në komunën e Butelit, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

“Unë sot me urdhër të kryetarit këtu kam ardhur siç e shihni me gjithë Qeverinë, edhe me Bujarin, edhe me Fatmirin, edhe me Naserin, edhe me Kreshnikun, edhe me Nazimin, edhe me Ramiun gati se me gjithë kabinetin qeveritar dhe obligimi, urdhri i kryetarit është që zgjedhjet lokale i fiton kabineti qeveritar, ndërsa zgjedhjet parlamentare i fiton kabineti lokal, kryetarët e komunave, këshilltarët në komunat tona dhe prandaj të gjithë ne kështu siç jemi bashkë, jemi këtu me urdhër të kryetarit për tu zotuar se çdo gjë që premton bartësi i listës për komunën e Butelit dhe ai për qytetin e Shkupit i qëndrojmë prapa për t’i realizuar të gjitha projektet e tyre për Butelin më të mirë, edhe për qytetin e Shkupit më të mirë”, ka deklaruar Grubi.

Baby Boo