Greqi, sot do të kuptohet se a do të ekstradohen ish-agjentët Grujovski dhe Boshkovski


Në Gjykatën Supreme në Athinë të Greqisë, sot do të kumtohet vendimi për ekstradimin e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovski, që kur më 5 janar solli vendimin për ekstradimin e të njëjtëve, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojna nga “MIA”, esktradimi i ish-agjentëve të Maqedonisë, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski është në pikën e fundit e rendit të ditës të seancës së sotme gjyqësore.

Seanca e fundit për ekstradim të Grujovskit dhe Boshkovskit u mbajt më 27 prill edhe ishte e katërta me radhë që pas 5 janarit.

Me kërkesë të avokatëve, në seancën e 27 prillit, nuk kishte të pranishëm njerëz dhe në sallë ishin Grujovski dhe Boshkovski, ekipi i avokatëve, dy përkthyesit, sigurimi policor dhe avokati nga Maqedonia që është dëshmitarë në rast.

Njëri proces është për pasaporta të falsifikuar me të cilat janë zënë në aeroportin e Selanikut.

Rasti tjetër është pas ngritjes së kërkesës për azil me 29 nëntor të vitit të kaluar. Dëgjimi para komisionit për azil në Selanik është caktuar për 15 shkurt, por është shtyrë për shkak se ato ndodhen veçse në Athinë.

Rasti i tretë është pas kërkesës së palës maqedonase për ekstradim, për të cilën Këshilli i gjykatësve në Selanik me 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski të ekstradohen në Maqedoni, ndërsa menjëherë pas asaj avokatët ngritën ankesë kundër vendimit të gjykatës që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Selanik.

Baby Boo