Gostivarasi akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse


Prokuroria Themelore Publike njofton se është parashtruar propozim për dënim me para ndaj një banori të Gostivarit. I njëjti akuzohet për shkelje të nenit 205, paragrafi 2 dhe 1 në Kodin Penal.
“I pandehuri nuk ka vepruar sipas rregullores që i është lëshuar nga organit kompetent për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohen te njerëzit. Gjatë kontrollit në fermën e tij në fshatin Ribnicë të Gostivarit, zyrtarë të autorizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup kanë konfirmuar praninë e brucelozës te delet dhe dhitë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Baby Boo