Gjyqtarët italianë largohen nga procesi i “Habilajve”

Gazetari italian i Meridioneës Dario De Luca tha gjate emisionit Real Story se seanca e parashikuar me 31 maj ne Katania ndaj grupit te Habilajve pritet te shtyhet pasi pritet largimi i gjykatësit qe drejton këtë proces.

Baby Boo

Ai gjithashtu tha se ne fazën e pare te hetimeve ndaj bandës “Habilaj” nuk është i përfshirë Nazer Seitaj i cili vuan dënimin ne një burg ne Rome ndryshe nga të tjerët te cilët janë në Katania në burg.

De Luca tha se është e vështirë të përcaktosh nëse Seitaj është i penduar i drejtësisë italianë por ka çudi dhe dyshime që ai është veçmas i burgosur nga pjesa tjetër e grupit.