Shaqiri me flamurin e Kosovës në Botërorin 2018


Xherdan Shaqiri, ylli i Zvicrës në futboll, do të bartë edhe flamurin e Kosovës në këpucë në Kampionatin Botëror që nis muajin e ardhshëm në Rusi.

Përmes një fotografie në rrjete sociale, Shaqiri ka zbuluar se në thembrën e këmbës së djathtë do ta ketë flamurin e Kosovës, kurse në këmbën e majtë flamurin e Zvicrës.

Këto këpucë Shaqiri i ka bartur edhe sot në ushtrime me përfaqësuesen e Zvicrës.
Zvicra është pjesë e Grupit E bashkë me Serbinë, Brazilin dhe Kostarikën.

Pos Shaqirit, te Zvicra pritet të luajnë edhe shqiptarët tjerë Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Albian Ajeti.

Baby Boo