Gjykata e Krimeve të Rënda dënon Emiljano Shullazin me 14 vite


Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin ditën e sotme për Emiljano Shullazin, duke e dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë me 12 vite burg është dënuar Gilmando Dani, Indrit Qyqja 10 vite burg, Indrit Zela 10 vite, Blerim Shullazi 9 vite burg.
Më 2 tetor Prokurorët kërkoi nga Krimet e Rënda dënimin me 64 vite burg në total për të gjithë të akuzuarit e bandës Shullazi.
Për Shullazin si kreu i grupit, Prokuroria kishte kërkuar në total 17 vite burgim, prej të cilave 5 ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton.
Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobe vënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobë vënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.
Sipas Prokurorisë, Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse.
Për Blerim Shullazin ishin kërkuar 10 vite burg, 15 vjet për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën. Ndërkohë Krimet e Rënda vendosën një masë shtrënguese pasi Shullazi dhe miqtë e tij nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë lirinë me kusht.
Top Channel

Baby Boo