Besimi: Pres që të vërtetohet pafajësia ime


Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, seanca e radhës do të mbahet më 27 dhjetor.

Seanca shtyhet për shkak të dëshmive të pa mjaftueshme nga prokuroria pasi avokatët kërkuan një gjë të tillë.

Deri më tani janë anuluar disa seanca për këtë çështje ndërsa gjykimi për spitalin modular nisi më 6 shtator. Në seancën e kaluar më 8 nëntor, gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu shqyrtimin për sot (7 dhjetor) për shkak se njëri nga të akuzuarit nuk kishte mbrojtës.

Ndryshe nga zjarri në Spitalin e Tetovës më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona dhe pati disa të lënduar.

Baby Boo