Dua Lipa thyhen rekordin/ Në Tiranë, koncerti më i madh i një këngëtareje, më shumë se Tina Turner


Një koncert madhështor, i denjë për një yll me famë botërore, ishte ai që dhuroi mbrëmë në Tiranë Dua Lipa për 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por koncerti falas i Dua Lipës, me të cilin përmbylli turin e saj botëror “Future Nostalgia”, është tashmë koncerti me më tepër pjesëmarrës i një artisteje femër solo në histori, me rreth 200 mijë spektatorëve. Dua Lipa ka arritur të thyej rekordin e Tina Turner në vitin 1988.

Koncerti nisi më këngëtaren Elvana Gjata e cila ndezi atmosferën me këngën Kuq e Zi, dhe më pas doli në skenë Dua Lipa me këngën “Physical”. Dua Lipa këndoi hitet e saj më të famshme të kombinuara me koreografi që përcillnin energjinë të pashterueshme ndaj publikut, i cili këndonte së bashku me të në çdo moment. Dua Lipa shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes por i veçantë ishte dhe momenti kur realizoi me duar shqiponjën dy krenare.

Koncerti i Dua Lipës në Tiranë bëri jehonë edhe në mediat britanike që shkruanin për performancën e saj dhe për përmbylljen e tuneut Future Nostalgia me pjesëmarrjen e 200 mije personave. Po ashtu nuk u la pa përmendur edhe marrja e pasaportës shqiptare të Duas, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë. Dua Lipa e mbylli koncertin e mbështjellë me flamurin Kuq e zi dhe premtoi se do të rikthehej sërish ndërsa qielli skuqej nga fishekzjarrët që shënuan mbylljen e një nate të paharrueshme.

Baby Boo