Rrethi i dytë i zgjedhjeve, merren masa për të shmangur problemet me aparatet


Të moshuarit, të sëmurët dhe të pafuqishmit, qytetarët që janë infektuar me Covid-19 ose që janë në izolim, të burgosurit dhe personat që janë në paraburgim janë drejtuar drejt kutive të votimit qysh nga ora 7 e mëngjesit. Të gjithë u identifikuan me metodën e vjetër, gjegjësisht jo me pajisje biometrike, por me llambë ultra-vjollcë.

“Sipas këtyre kategorive gjithsej të drejtë vote do të kenë 5.588 votues. Personat të cilët janë në karantinë apo në vetizolim për shkak të Covid-19 do të votojnë gjithsej 376 persona. Këtë votim do ta realizojnë këshillat e posaçëm prej tyre ka edhe personel mjekësor dhe persona të cilët janë të lajmëruar nga partitë politike”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Për t’i shmangur problemet me aparatet biometrike, siç kishte ne rrethin e parë të zgjedhjeve, KSHZ ka trajnuar edhe një herë kryetarët e komisioneve zgjedhore për mënyrën se si duhet t’i përdorin aparatet për identifikim përmes shenjave të gishtërinjve.

“Kemi realizuar trajnim të kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve në komisionet zgjedhore të cilët punojnë me aparatet biometrike që t’ua qartësojmë edhe njëherë se si shkon procedura dhe t’u përgjigjemi në pyetjet të cilët i kanë të paqarta. Për këtë gjë presim që këto probleme në rrethin e dytë t’i tejkalojmë”, shtoi zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska.

Votimi nga ana e sëmurëve dhe të pafuqishmëve, personave me Kovid-19, të burgosurve dhe personave në shtëpitë e pleqve po kalon pa pengesa dhe pa problem tha Guguçevska. Një ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, gjegjësisht sot të drejtën e votës mund ta realizojnë gjithsej 7.645 votues.

Në vendvotimet në 14 Institucionet ndëshkuese-korrektuese të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.409 votues. Në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare të drejtën e votës mund ta realizojnë gjithsej 266 votues, ndërsa të drejtë vote kanë edhe gjashtë persona të shpërngulur brenda vendit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për vëzhgim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale akreditoi 1598 vëzhgues, prej të cilëve 1220 vendor dhe 368 të huaj, si dhe 10 gazetarë të huaj.

Baby Boo