Gjermania planifikon masa më të rrepta kufizuese


Qeveria gjermane paralajmëroi sot se vendi mund të humbasë kontrollin mbi pandeminë e COVID-19, ndërsa numri i rasteve të reja është rritur në nivelin më të lartë që nga kulmi i krizës në prill.
“Ne kemi një rritje të ndjeshme të shifrave, veçanërisht në disa qytete të mëdha gjermane, duke përfshirë edhe kryeqytetin”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.

“Rastet nuk mund të caktohen më në një ngjarje të izoluar shpërthimi”, shtoi ai, duke paralajmëruar se autoritetet lokale shëndetësore, që përpiqen të gjurmojnë infeksionet, mund të mbingarkohen dhe si rrjedhojë të ketë një përhapje të mëtejshme të virusit.

Përshpejtimi i rasteve të reja në të gjithë vendin i ka detyruar zyrtarët shtetërorë gjermanë të bien dakord për një ndalim strehimi për ata që udhëtojnë nga zonat me norma të larta të infeksionit në vend, nëse nuk kanë një rezultat negativ për virusin.
Nga e shtuna, baret dhe restorantet në Berlin do të mbyllen në fashën orare 23:00-06:00.
Kufizime të reja do të vendosen, gjithashtu, në tubimet shoqërore.

Baby Boo