Gjenden dy granata dorë në oborrin e shtëpisë në Graçanicë


Një grua ka raportuar në polici se ka hasur në dy granata të pashpërthyera në oborrin e shtëpisë së saj.

Njësitet policore e kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Graqanicë , 23.03.2022 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së saj ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, granata dore. Njësitë relevante të policisë kanë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Baby Boo