9 raste të reja në Tetovë edhe një foshnje e infektuar nga Covid-19!


Rajoni i Tetovës ka nëntë raste të reja me KOVID-19, nga të cilat gjashtë në komunën e Tetovës dhe tre në komunën e Zhelinës, njoftojnë sot nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë. Ditët e kaluara, është regjistruar rasti i parë i COVID-19 tek një fëmijë.

– Komuna e Zhelinës kishte më pak raste, por rezultatet e fundit treguan për një grup të ri, ku tre rastet e reja ishin infektuar për shkak të kontaktit me njerëzit që tashmë janë të sëmurë.

-Dy fëmijët e vegjël edhe atë njëri fëmijë 4 muajsh dhe njëri fëmijë 4-vjeçar që janë të infektuar kanë marrë infeksionin nga prindërit e tyre, ky është rasti i para dy ditëve. Të gjithë janë asimptomatikë, tha Skenderi.

Mjeku thekson se situata në komunën e Tearcës është duke u stabilizuar.

-Ka rreth 35 raste në komunën e Tearcës por, situata ngelet në kontroll!

Baby Boo