Mickoski nuk pranon që me bullgarët të negociohet për Goce Dellçevin


Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski deklaroi se është e papranueshme që të negociohet për Goce Dellçevin, për shkak se ai është Maqedonia.

Mickoski këtë e theksoi për TV Alfa, i pyetur lidhur me negociatat maqedonaso- bullgare për tejkalimin e dallimeve rreth personaliteteve të historisë, në kuadër të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, përcjell INA.

Sipas tij, kjo temë është prekëse për të kur përmendet emri i Goce Dellçev, pasi që siç tha bëhet fjalë për një hero që lidhet ngushtë me Maqedoninë.

Ai shtoi se Maqedonia ka shumë heronj, por me figurën dhe veprën e Dellçevit është udhëhequr dhe krijuar ky shtet.

Baby Boo