Gëzim Kelmendi: “Në vitin 1389 Perandoria Osmane çliroj shqiptarët”

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi njëherësh Kryetar i Partisë “Fjala” ka reaguar ashpër lidhur me festën e Vidovdanit që sot serbët festun në Kosovë. Kelmendi ka thënë se shteti edhe njëherë sot ka shkelur popullin në Gazimestan.

Baby Boo

Ai përmes një statusi thotë se të njëjtit sot kanë shënuar përvjetorin e Betejës së kosovës 1389. Sipas tij, këta u veshën me fanella të çetnikëve, fotografi të kriminelëve të Millosheviqit dhe Mlladiqit, flamuj të Serbisë, Greqisë dhe Rusisë. Po ashtu edhe thirrje “Kosova djep i Serbisë”, transmeton Indeksonline.

Më tutje, sipas Kelmendit, ky manifestim i serbëve nga Kosova dhe Serbia me parolla fyese dhe fotografi të kriminelëve është fyerje për popullin kosovarë.

Ai shton se “liderët politik të Kosovës heshtin. Unë po e di pse po heshtë qeveria, ngase me votat e listës serbe u formua dhe po mbijeton. Por pse po heshtë opozita LDK dhe VV”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Sot u shkel shteti dhe populli i Kosovës në Gazimestan

Serbët sot nga Kosova dhe Serbia janë grumbulluar në Gazimestan të Kosovës.

Ata të veshur me fanela të çetnikëve, fotografi të kriminelëve Millosheviq dhe Mlladiq, flamuj të Serbisë, Greqisë dhe Rusisë dhe me thirrje ” Kosova djep i Serbisë ” kanë shënuar përvjetorin e ” Betejës së Kosovës 1389 “.

Me 1389 ushtritë serbe të Car Llazarit luftuan përballë Perandorisë Osmane ku humbën luftën.

Kjo ishte beteja vendimtare që ndikoj edhe për të mirën e shqiptarëve.

Perandoria Osmane arriti të i mposhtë ushtritë serbe të Car Llazarit dhe kështu çliroj shqiptarët që deriatëherë ishin të shtypur dhe përsekutuar nga ushtritë serbe të Brankoviqëve, Obradoviqëve dhe Nemanjiqëve.

Shqiptarët prej vitit 1389 fituan lirinë, pjesa dërmuese e shqiptarëve pranuan Islamin si fe, fituan pozita të larta udhëheqëse si kryeministra, ministra dhe gjeneralë në gjitha vendet e botës ku sundonte Perandoria Osmane.

Ky manifestim i serbëve nga Kosova dhe Serbia me parrolla fyese dhe fotografi të kriminelëve është fyerje për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Është shkelje mbi gjakun e gjithë atyre shqiptarëve që vdiqën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa liderët politik të Kosovës heshtin. Unë po e di pse po heshtë qeveria, ngase me votat e listës serbe u formua dhe po mbijeton. Por pse po heshtë opozita LDK dhe VV?

Eh sa djemtë dhe vajzat tona dhe policët tonë sot janë me pasoja shëndetësore dhe disa kanë mbetur edhe invalid nga protestat e mëhershme të organizuara nga Vetëvendosja në Kosovë.

Tash VV-ja le që nuk organizon më protesta por nuk guxon as sëpaku një deklaratë ta bëj për manifestimin e sotëm në Gazimestan.

Eh more popull i dashur i Kosovës, edhe pse unë këtë mandat nuk jam në Parlamentin e Kosovës, unë kurrë nuk iu kthej shpinën, kurrë nuk do të bëj hipokrizi dhe kurrë nuk do të heshti kur shkelet shteti dhe identiteti jonë.

Restorant Lumare