“Gruaja më hidhte valium gjumi dhe sillte të dashurin në shtëpi”/ Vinte gjithmonë në orën 12 të natës, nuk kishe se çfarë t’i bëje


I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Alfred Karaj është 38 vjeç. Ka 4 fëmijë, një djalë 18 vjeç , një vajzë 12 vjeç, një vajzë 6 vjeç dhe një vajzë tjetër e cila është 19 vjeç. Alfredi para 4 vitesh e përzuri bashkëshorten nga banesa pasi sipas tij ajo i kishte sjellë të dashurin në shtëpi ndaj dhe ai e dëboi. Pas divorcit gjykata ia la ne ngarkim fëmijët Alfredit i cili vuan nga epilepsia. Ai thotë se ka bërë gjithçka për fëmijët e tij. Ish-bashkëshortja sipas tij nuk i është përgjigjur kurrë. Alfred: Kur u martova isha 18 vjeç dhe ajo 16 sepse dy pleqtë i kam pasur invalidë, nuk shihnin. U martova me mblesëri sepse duhet të kujdesej dikush për prindërit. Kam 17 vjet martesë me të.
Mirela Milori: Pse vendose të ndaheshit pas 17 vitesh?
Alfredi: Sepse ma solli tjetrin tek shtëpia. Ajo ma ka hedhur valium gjumi, më ka bërë me stres sepse unë vuaj nga epilepsia.

Baby Boo