Gent Cakaj:Tuzi na dha mësim që vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve


Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka uruar fitoren e shqiptarëve në zgjedhjet lokale të së dielës në Tuz të Malit të Zi.

Përmes një postimi në twitter, Cakaj ka thënë se Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve.

“Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”, ka shkruar Cakaj në Twitter.

Koalicioni i tri partive politike shqiptare, fitoi 16 vende në Kuvendin lokal të Tuzit, i cili numëron 32 vende, ndërkaq pasojnë Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç me 10 vende, Partia Boshnjake me 4 vende dhe nga 1 vend Partia social Demokrate dhe Demokratët.

Baby Boo