Gardianët arrijnë marrëveshje me deskoskën, “Ligji do të miratohet pasi Kuvendi do të fillon me punë”


Pasi dje të drejtat e tyre i kërkuan në rruga, gardianët e burgjeve, mbrëmë u takuan me ministren Renata Deskoska. Ata arritën marrëveshje për një pjesë të kërkesave të tyre.

Tani Orhan Aliu, polic nga burgu i Idrizovës thotë se është optimist se kërkesat e tyre do të plotësohen.

“Patëm një takim me ministren e drejtësisë, ku konkretisht kërkuam të ketë një marrëveshje kolektive, që të na paguhet puna e vikendit, gjatë festave , gjatë natës dhe stazhit, ku ajo është përmbledhur me një pako dhe tani do të presim. Jam optimist i kufizuar dhe nuk do të protestojmë për momentin deri sa të kemi një përgjigje nga ministrja”, tha Orhan Aliu, polic.

Ministria e Drejtësisë Renata Deskoska, thotë se kërkesat e sindikalistëve të policisë së burgut janë pranuar dhe pas mbarimit të referendumit Ligji me të gjitha përmirësimet do të shkoj në Kuvend,.

“Pjesa më e madhe, pothuajse të gjithë kërkesat më të rëndësishme e të dy sindikatave janë përfshirë në ndryshimet ligjore. Është paraparë rritja e numrit të pikave, rritja e pagave dhe disa aktivitete të caktuara dhe unë me të vërtetë jam e habitur pse ka një reagim të tillë, kur të gjithë e dinë se në këtë periudhë kur po zhvillohet fushata e referendumit Kuvendi nuk punon, dhe po të donim nuk do të mundej të sillet ky ligj në këtë periudhë kohore”, u shpreh Renata Deskoska, Ministre e drejtësisë.

Nëse rrogat rriten, paguhen kontributet, gardianët do të kërkojnë të nënshkruhet edhe marrëveshja kolektive. Ata thonë se nëse të hënën një ditë pas referendumit ligji nuk publikohet, ata do të do të kthehen përsëri në rrugë.

Përgatiti: Zimer Jashari

Baby Boo