Arjanit Hoxha paralajmëron hapjen e një partie të re politike


Arjanit Hoxha në konferencën e sotme për shtyp, i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami paralajmëroi hapjen e një subjekti të ri politik. Hoxha tha se përfundimisht kanë ndarë rrugët me Lëvizjes Besa. “Ne sot hapim një kapitull të ri dhe kur them se do të formojmë formacion të ri politik, realisht është paralajmërimi për një parti politike, mirëpo nga sot e tutje ne i hapim dyert për të gjithë të tjerët, që nuk kanë qenë pjesë e një strukture politike dhe normalisht se në formën se si na bashkëngjiten njerëzit, ashtu do ta rregullojmë edhe tajmingun se kur do të shfaqet, por është paralajmërim serioz për formimin e një partie politike e cila do të jetë faktor mjaft serioz në skenën në Maqedoni”, tha Hoxha.

Baby Boo