Fshati ku nuk lejohet pirja e duhanit dhe nuk mund të hyni pa qenë në listën e pritjes


Fshati idilik malor prej 1.600 banorësh është bërë aq i popullarizuar nga turistët në mbarë botën saqë autoriteteve u është dashur të kufizojnë vizitat dhe të prezantojnë listat e pritjes.
Shirakawa, një fshat i dekoruar tradicionalisht i vendosur në Alpet Japoneze, është i popullarizuar në të gjithë botën për shkak të idilit të krijuar nga shtëpitë karakteristike me çati të pjerrëta.

I vendosur mes maleve të larta dhe pyjeve të dendura në Japoninë qendrore, përveç natyrës së tij të bukur, ky fshat karakterizohet nga shtëpitë tradicionale të quajtura gassho-zukuri dhe dallohen nga çatitë me kashtë.
Është e nevojshme të ndërrohet kashta në çati çdo 20 vjet, në mënyrë që shtëpitë të përballojnë dimrat e ftohtë me shumë reshje.

Në fillim të viteve 1990, ky fshat përrallor në prefekturën Gifu u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, gjë që rriti numrin e turistëve.
2.15 milionë turistë nga e gjithë bota vizitonin komunitetin e vogël rural në vit.
Megjithatë, në vitin 2019, autoritetet vendosën të kufizojnë vizitat duke futur një listë pritjeje për turistët dhe vitin e ardhshëm Shirakawa ringjalli interesin kur u gjend në listën holandeze të destinacioneve për t’u vizituar në botë.

Përveç jetesës në harmoni me natyrën dhe shmangies së turizmit masiv, holandezët vlerësuan edhe masat e rrepta të mbrojtjes nga zjarri në fshatrat japoneze. Meqenëse shtëpitë prej druri me çati prej kashte janë të ndjeshme ndaj zjarrit, banorët në mënyrë rutinore vizitojnë fshatin disa herë në ditët e ngrohta për t’u mbrojtur nga zjarri.

Kur në vitin 2019 ra një zjarr në një prej shtëpive, të gjithë banorët e zonës nxituan për të ndihmuar zjarrfikësit për të mbrojtur fshatin nga zjarri. Përveç kësaj, pirja e duhanit është e ndaluar në fshat për të parandaluar aksidentet.

Nga fillimi i vitit 2021, autoritetet bashkiake, përfshirë qeverinë e prefekturës Gifu, po marrin masa të rrepta për të mbrojtur vendasit nga pandemia, ndaj këshillohen turistët të njihen me ndalimet dhe rregullat përpara se ta vizitojnë vendin.

Baby Boo