Familjarët e të zhd*ukurve thirrje Bashkisë së Korçës të mos lejojë pjesëmarrjen e Bregoviqit në Festivalin e Bi*rrës


Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhd*ukurve të Kosovës i ka bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta anulojnë pjesëmarrjen e këngëtarit serb Korab Bregoviq në festivalin e organizuar nga ta.
Ata thonë se e kuptojnë artin, por që edhe duhet kuptuar dhi*mbja e tyre që ua shkaktoi Serbia gjatë lu*ftës së fundit.

“E dimë që arti është përtej kufijve por e tillë duhet të jetë edhe dhi*mbja jonë dhe nëse ju nuk mund t’i bashkëngjitni kauzës sanë për të të ditur të vërtetën për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve tanë si një e drejtë elementare, të paktën respektoni dhi*mbjen tonë”, thuhet në kërkesë.

“Mos na lëndoni më shumë duke lejuar pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit ose të ndonjë artisti tjetër serb, që për këto 22 vite bënë përpjekje të vazhdueshme të mohojnë kr*imet gjen*ocidiale, duke mohuar dhe mosnjohur të vërtetën tonë të dhimbshme, e mos të flasim për kërkimfalje e keqardhje dhe presionin që do të duhej të bënin si artistë në institucionet e Serbisë që të na kthejnë familjarët tanë të rrë*mbyer dhe zhd*ukur dhu*nshëm”.

“E dimë që kërkesat tona të vazhdueshme për shumëkë mund të jenë të pakuptueshme, por shpresojmë që jo edhe për ju dhe korçaret që na ndihmuat aq shumë në vitet e tm*errit të lu*ftës dhe në vazhdimësi gjatë këtyre 22 viteve, që për ne janë shekuj. Nëse koha gdhend gurin, ajo shkatërron njeriun. Vitet kalojnë, plakja si proces, nuk e shuan dhimbjen dhe kujtimin për ata që mungojnë”.

Ata thonë se janë kategoria më e goditur nga kr*imet serbe, duke përmendur numrin e personave të zhd*ukur që mungojnë nga lu*fta.
“Edhe sot 22 vite pas lu*fte, ne dhe gjithë Kosovës na mungojnë edhe 1632 familjarë, na mungojnë më të dashurit tanë. E kaluara jonë ndonëse nuk është e largët, ajo vazhdon të jetë shumë e rëndë për ne”.

“Dhu*nimi në kohë terrori është më lehtë i pranueshëm, sesa kur ndodhë në kohë lirie. Sot, familjet e personave të zhd*ukur, dhunohen në baza ditore, përkitazi me humbjen e cila iu është shkaktuar. Andaj ju lutemi mos lëndoni më shumë këto familje dhe ju kërkojmë të anuloni pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit dhe çdo këngëtari e artisti serb, që frymëzoi kryerjen e kr*imeve mbi popullatën shqiptare”.

Baby Boo