Pasi u prit me brohorima në Skenderaj, Kurti shfaqet nga Prekazi


Kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në Skenderaj, ku u prit me tensione nga një grup qytetarësh.

Pas kësaj, Kurti është shfaqur nga Prekazi bashkë me anëtarët e partisë së tij.

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka publikuar një fotografi me kreun e këtij subjekti politik, Albin Kurti.

“Përshëndetje nga Prekazi heroik. Vetëvendosje!”, ka mbishkruar në fotografinë e hedhur në Facebook të Mehanit.


Kurti, përgjatë tubimit që e mbajti në Skenderaj, ruhej nga Njësia Speciale. Qytetarë të shumtë prezent afër tubimit elektoral kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.

Baby Boo