Fokus: “NB Company” nga Tetova, pasi mori tenderin milionësh për Teatrin, bleu pompa të benzinës


Kompania ndërtimore “NB-Company”,në vitin 2021 ka lidhur kontratë për rregullimin e brendshëm të qendrës së re kulturore në Tetovë, në vlerë prej 23 milionë eurove, në një procedurë tenderimi me konkurrencë të eliminuar nga jashtë vendit dhe një ankand simbolik. Dokumentacioni që ka siguruar “Fokus” zbulon se derisa kompania po realizonte këtë kontratë, kompania simotër “Gan-Logistik” ka blerë 2 pompa të benzinës në hyrje të Shkupit për 7.5 milionë euro. Sipas asaj që ka siguruar “Fokus”, prona është blerë nga “Pucko Petrol” dhe “BI Holding”.

Ndërtimi i Shtëpisë së re të Kulturës në Tetovë filloi në vitin 2014. Ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se godina ku do të vendoset kinemaja, teatri dhe biblioteka do të ishte gati për 3 vite dhe do të kushtonte 13 milionë euro, megjithatë dhjetë vjet më vonë ky projekt ende nuk ka përfunduar dhe afati i ri për përfundimin e këtij projekti është fundi i vitit 2025.

Por, 13 milionë euro është shuma e parave vetëm për kontratën e lidhur në viti 2014, për punë ndërtimore, marrëveshje me kompaninë “Urban Plan Construction” nga Tetova, e cila është hetuar nga policia financiare, kompani të cilës iu mor dokumentacioni për këtë tender, si dhe për procedurat në të cilat janë lidhur kontrata për përgatitjen e dokumentacionit të projektit dhe për revizionin e projektit.

Disa vite më vonë, pra në vitin 2021 është nënshkruar një kontratë edhe më e vlefshme prej 23 milionë eurove, për pajisje të brendshme të objektit. Kjo kontratë është lidhur me një kompani tjetër nga Tetova – “NB-Company”. Mjetet financiare janë transferuar nga Qeveria, përmes Ministrisë së Kulturës.

Kjo kontratë është lidhur përmes një procedurë me konkurrencë të eliminuar dhe një ankand thuajse simbolik. Gjegjësisht, në ditën kur ishte paraparë hapja e ofertave, morën pjesë 4 kompani – 2 të huaja dhe 2 vendase. Një nga kompanitë e huaja ishte kompania nga Shqipëria, “Pe-Vlla-Ku”.

Në të njëjtën kohë, “Pe-Vlla-Ku” u bashkua në konsorcium me “Urban Plan”, që ndërtoi godinën. Megjithatë, oferta e tyre u refuzua për shkak të mangësive formale. Më konkretisht, Komisioni i Prokurimit Publik vlerësoi se garancia mund të jepet vetëm në formën e garancisë bankare dhe jo që “ofertuesi të mund të zgjedhë se çfarë lloj garancie do të dorëzojë”.

Në ankand mori pjesë edhe kompania gjigante e ndërtimit nga Austria, “Shtrabag”, e cila nuk i “mbijetoi” tenderit. Siç vlerësoi Komisioni, kompania austriake është përjashtuar nga procedura pasi nuk ka dorëzuar dokumente për subjektet me të cilat ka bashkëpunuar. Vlerësimin e kaluan vetëm “AK-Invest” dhe “NB-Company” nga Tetova.

Në këtë rast, është dashur të jenë 1.197.885.392 denarë, respektivisht 1.227.813.262 denarë të cilat janë dorëzuar gjatë hapjes së ofertave, por komisioni ka kërkuar sqarim për çmimet e ulëta të pazakonshme. Më pas, është bërë përmirësimi i ofertave, me çka oferta fillestare e “AK-Invest” ka shkuar në 1.207.195.618 denarë, ndërsa oferta e “NB-Company” në 1.230.545.077 denarë.

Gjatë hulumtimeve të “Fokus”, mësohet se gjatë vitit 2023, ose në gjysmën e realizimit të marrëveshjes milionëshe të “NB Company” për pajisje të Shtëpisë së re të Kulturës në Tetovë (2021-2025), kompania e lidhur personalisht ka hyrë në një investim të ri, duke blerë dy stacione të pompave të benzinës përskaj autostradës Shkup – Tetovë.

Në Regjistrin Qendror, “NB-Company” është e regjistruar si kompani ndërtimi, e themeluar në vitin 2007. Pronarët e kësaj kompanie janë të lidhur edhe me dy kompani të tjera, mes të cilave edhe “Gan Logistic”. Sipas dokumenteve nga kadastra, kjo kompani ka blerë patundshmëri para hyrjes në Shkup. Historiati i atyre parcelave dhe marrëveshjeve për shitblerje, tregojnë se kompania ka blerë më tepër parcela nga 2 kompani, të cilat kanë korelacion mes vete.

Njëra prej tyre është kompania e mirënjohur e naftës, Pucko Petrol ndërsa kompania tjetër është “Bi Holding”. Më 23 mars 2023, është lidhur marrëveshje me të cilin “Gan Logistic” nga “Pucko Petrol” blenë tokë me sipërfaqe të përgjithshme prej 14,610m2, e aty përfshihet edhe një pompë e benzinës në sipërfaqe prej 406m2. Për këtë, kompania nga Tetova ka paguar 3,776,000 euro.

Disa ditë më vonë, gjegjësisht më 29 mars 2023, “Gan Logistic” ka lidhur marrëveshje edhe me “Bi Holding” me çka janë përfshirë edhe disa parcela në po të njejtën komunë, në Arnaqi të Shkupit. Toka është me sipërfaqe të përgjithshme prej 5716m2, e aty ka një pompë të benzinës me sipërfaqe prej 351m2, të cilat kompania nga Tetova e ka blerë me shumë të njejtë nga ajo paraprake, 3,776,000 euro.

Nga “Fokus” thonë se kanë kontaktuar edhe “Pucko Petrol” edhe “Bi Holding”. Janë përgjigjur vetëm këta të fundit. Nga atje thonë se shitja e patundshmërisë është politikë biznesi ndërsa shuma është sekrete. Nga atje thonë se nuk kanë asnjë lidhje me “Pucko Petrol” dhe se janë kompani e pavarur.

Mirëpo, edhe Komisioni për Antikorrupsion pati konstatuar se mes pronarëve të “Bi Holding” dhe “Pucko Petrol” ka lidhje familjare. Kjo ndodhi kur Komisioni vërtetoi se një rrjet e qendisur nga numër i madh pjesmarësish kanë ndihmuar në konfiskimin e patundshmërisë në rastin “Transmet”. Sipas Antikorrupsioni, ajo është marë nga kompani dhe banka, me çka është shkaktuar dëm prej mbi 12 milion euro, e përfitim më të madh ka patur kompania “Pucko Petrol”.

Siç pati potencuar Antikorrupsioni, lëshime janë vërtetuar që në fillim të procesit, gjegjësisht një pjesë e pasurisë që dyshohet se është fituar përmes veprave penale, është përdorur si garancë të mos i shqiptohet paraburgim Sead Koçanit. Në këtë kontekst, e përmendën “Bi Holding” si dhe firmën “Adastra”.

Baby Boo