Përfundon rrugëtimi i Bad News Eagles në Majorin e Rio-s, pas humbjes nga ekipi ukrainas Na’Vi


Pas fitores së djeshme ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe, ekipi shqiptar Bad News Eagles është eliminuar nga turneu IEM Rio Major pasi u mposht nga Na’Vi. Ndonëse nuk treguan lojë aq të mirë sikur ndaj ekipit FaZe, Bad News Eagles nuk u dorëzuan deri në fund të kësaj ndeshje, të cilën e humbën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa. Mapi i parë ‘Ancient’ përfundoi me rezultat 16-3, ndërsa mapi i dytë ‘Nuke’ përfundoi me rezultat 16-9.

Me këtë humbje ka përfunduar gara e ekipit shqiptar në turneun IEM Rio Major në Rio de Janeiro të Brazilit. Ekipi shqiptar ka përfunduar garën në vendin e 12-14 –të duke fituar çmimin prej 20.000 dollarësh, si dhe duke fituar zemrat e gjithë shikuesve anë e mbanë botës me lojën e tyre fantastike./Telegrafi/

Baby Boo