Flet mbesa e Nexhmije Pagarushës: Në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vetë


Mirjeta është familjarja e parë që ka folur që pas vdekjes së këngëtares.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri”.

“Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vetë”, tha ajo.

Mirjeta mes tjerash falënderoj të gjithë familjarët dhe kujdestarët që janë kujdesur shumë për të.

“Populli nuk e humbi dhe kultura një hyjneshë por edhe familja e humbi një nënë, një gjyshe, një stërgjyshe, një hallë” tha mes lotësh Mirjeta./Klan Kosova

Baby Boo