Çairi ka 306 raste aktive, vijojnë Aerodromi, Gazi Baba, Qendra, Buteli dhe Karposhi


Nga 193 rastet e reja të regjistruara me Kovid-19 në vend, konform të dhënave të sotme të Institutit për Shëndet Publik, 140 janë nga Shkupi, me çfarë numri i përgjithshëm i të sëmurëve në qytet ka mbërritur në 2.137, ndërsa aktivë janë 1.425 raste.

Numri më të madh të rasteve aktive edhe më tej ka në Komunën e Çairit – 306, pastaj vijojnë Aerodromi me 119 raste aktive, Gazi Baba dhe Qendra me nga 114 raste, Buteli me 106 raste, Karposhi me 100 raste dhe Saraji me 95 raste.

Raste aktive ka edhe në Kisella Vodë – 71, Gjorçe Petrov – 57, Studeniçan – 62, Shutkë – 46, Haraçinë – 33, Ilinden – 28, Petrovec – 12, Sopishtë – 11, Çuçer Sandevë – 7, Zelenikovë -1, dy janë shtetas të huaj, ndërsa një person është i pashpërndarë.

Baby Boo